Sevilla ka triumfuar në finalen e Ligës së Evropës për edicionin 2019/2020.

Skuadra spanjolle u përball me Interin në finale, ku triumfoi me rezultat të ngushtë 3-2.

Në fakt ishte një fitore me përmbysje e Sevillës, pasi Inter kaluan në epërsi me Romelu Lukakun 5’ me penallti.

Luuk de Jong 12’ dhe 33’ me dy gola riktheu gjithçka në favor të Sevillës, para se Diego Godin 36’ të barazonte në 2-2.

E goli i fitores për skuadrën andaluziane erdhi në minutën e 74-të, kur realizoi qendërmbrojtësi Diego Carlos një gjuajtje me gërshërë për 3-2 pasi Lukaku e devijoi për te porta e Interit.

Për klubin spanjoll kjo ishte finalja e gjashtë në Ligën e Evropës dhe ka triumfuar në të gjashtë finalet.