Dyshja e njohur Shaolin Gang, kanë prezantuar për publikun këngën e tyre më të re.

Të njëjtit kanë bashkëpunuar me artistin Edi 585, ndërsa projekti i tyre titullohet “Leyla”.

Kënga vjen e shoqëruar edhe me klip, teksa artistët flasin për paratë duke vënë në fokus edhe makinat e shtrenjta.

Tekstin e kanë shkruar vet reperët, kurse për muzikën është kujdesur Shaolin Gang në bashkëpunim me kompozitorin Florent Boshnjaku.

Ky i fundit po ashtu është përkujdesur edhe për miksimin dhe masterizimin.

Videon ndërkohë e ka realizuar Plarent Braha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu