Sipas edicionit të Corriere dello Sport, Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF), i cili është një nga fondet më të mëdha mbretërore në botë me pasuri me vlerë 347 miliardë dollarë, kanë tejkaluar fondin privat britanik në negociatat për blerjen e Interit.
Yasir Al-Rumayyan, i cili menaxhon afërsisht 200 asete të PIF, përfshirë Boeing, Facebook dhe Disney, po kujdeset për negociatat, pasi kishte udhëhequr më parë bisedimet e dështuara për të blerë Newcastle United vitin e kaluar.
Fokuset kryesore të PIF janë transporti ajror, nafta, gazi dhe argëtimet dhe Inter do të përfshihej në këtë të fundit të këtyre kategorive.
Fondi Saudit tashmë ka bërë një ofertë, që besohet të jetë më në përputhje me kërkesat e Suning sesa oferta nga BC Partners, por detajet e ofertës nuk zbulohen në këtë raport.
Raportimi përfundon se me afatet e UEFA-s për t’u përmbushur, ky muaj është vendimtar dhe tani duket e pashmangshme që Suning të shesë Interin, qoftë ai tani apo në fund të sezonit.