Barcelona ka identifikuar anësorin e Manchester Cityt, anglezin Raheem Sterling (1994) si një objektiv transferimi, sipas SPORT.

Gjigandët spanjollë duan që 26-vjeçari të jetë nënshkrimi i tyre i verës, por pranojnë faktin se së pari do të duhet të shesin lojtarë për të mbledhur fonde për një marrëveshje.

Barcelona është në mal me borxhe për momentin, por shpreson të zvogëlojë faturën e pagave duke shitur futbollistë si Philippe Coutinho, Miralem Pjanic dhe Samuel Umtiti.