64 persona kanë rezultuar të prekur nga koronavirusi në vendin tonë. Harta e të prekurve me koronavirus në vendin tonë është zgjeruar edhe në Kavajë, ku janë raportuar edhe 5 raste të reja ditën e sotme, 3 prej të cilëve shtetas Italian që ndodhen aktualisht në Shqipëri,ndërsa 2 prej të cilave në Kavajë një 80 vjeçar dhe nje 42-vjeçar.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, tha se në total, në gjithë Shqipërinë numri i të prekurve me koronavirus ka shkuar në 64, ku numri më i lartë është në Tiranë. Ne Spitalin Infektiv ndodhen 32 paciente te shtruar. 3 pacientë janë në terapi intensive, por asnjëri prej tyre nuk është në respiracion të drejtuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërsa 2 persona kanë humbur jetën.

  • Tiranë 45 qytetarë
  • Durrës 5 qytetarë (1 i vdekur)
  • Lushnjë 2 qytetarë (1 i vdekur)
  • Elbasan 2 qytetarë
  • Fier 6 qytetarë
  • Rrogozhinë 2 qytetarë
  • Kavajë 2 qytetarë