Apple shiti më shumë modele iPhone 12 në 24 orët e para të porosive javën e kaluar, sesa modelet e iPhone 11 të shitura në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas analistit Ming-Chi Kuo. Sipas tij, Apple ka shitur 2 milionë iPhone 12 në 24 orët e para të hapjes së porosive. Kuo njihet për parashikimet në lidhje me produktet dhe shitjet e ardhshme të Apple, kështu që raportet e tij mbajnë peshë shtesë, veçanërisht pasi Apple ndaloi raportimin e shitjeve të njësive për iPhone dy vjet më parë.

Analisti vë në dukej faktin se kërkesa për iPhone Pro është dominuar nga Kina për shkak të rrjetit 5G. Modeli bazë iPhone 12 është një zëvendësim i drejtpërdrejtë i telefonit më të njohur të Apple nga viti i kaluar, iPhone 11. IPhone 12 ka një sistem të ri 12-megapiksel me kamerë të dyfishtë në pjesën e pasme me lente normale dhe ultraëide dhe kamerën selfie. Në SHBA iPhone 12 kap një vlerë prej 799 dollarësh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu