Në këtë foto të papërsëritshme inkuadrohet Kryesia e shoqatës “Normalisti”, Elbasan në vitin 1994. Kjo shoqatë e pavarur u krijua më 28 maj 1992. Ajo me veprimtarinë e saj të dobishme atdhetare e pedagogjike, fitoi respekt në opinionin qytetar elbasanas. Shoqata u emërtua “Normalisti”, sipas Nenit 2 të statutit…. ”për të nderuar dhe respektuar shkollën Normale të Elbasanit,e para shkollë shqipe e mësuesisë, e cila përgatiti pishtarët e Arsimit Kombëtar”.
Fotoja paraqet, nga e majta poshtë: Skënder Hallva, Nausika Zenelhoxha, Kristaq Mullisi (Kryetar i shoqatës ,1994-2009), Agim Bajraktari; sipër nga e majta: Rushan Krypa dhe Sami Luniku. Keto emra mbajtën lart emrin e Normales pas viteve te Demokracise.
/ Fatos Bajraktari / Arkivi Digjital Elbasan