Pamjet që shihni vijnë nga spitali i Elbasanit, atje ku janë transportuar të plagosurit nga shpërthimi në Metalurgjik.

Gazetarja Entela Duka raporton se ngjarja e rëndë ndodhi para pak minutash, në repartin e oksigjenit, ku thuhet se ka ndodhur si pasojë e një rrjedhje gazi.

Fotot tregojne se si ambulancat transportojnë 7 punonjësit e Metalurgjikut, ku 3 prej tyre thuhet se janë rëndë. Po ashtu, në pamje shihen edhe shumë qytetarë, të cilët janë në pritje të lajmeve mbi të plagosurit.