Ministria e Shëndetësisë deklaron se jane shenuar 6 raste të reja duke shkuar në 76 numri i të prekurve me koronavirus nderkohë janë rikuperuar dy pacientë, kontakte të pacienti zero. Pas daljes nga spitali ata duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë dhe vijon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara positive.
Në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht 37 pacientë të shtruar. 4 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike.
Eugena Tomini, Instituti i Shëndetit Publik deklaroi sot:
“Në 24 orët e fundit janë testuar 46 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19:
– 5 qytetarë nga Tirana, kontakte të rasteve pozitive
– 1 qytetar nga Fieri, gjithashtu person kontakti”
Me shume meshkuj se femra- Harta e shperndarjes se COVID nuk ka ndryshuar. Ndërsa nga totali i rasteve të konfirmuara, 59% janë meshkuj dhe 41% janë femra.
Mbi 70% e të infektuarve nga ky virus janë lolakizuar në kryeqytet, i ndjekur më pas nga Fieri.
Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve positive, është si vijon:
- Tiranë 55 qytetarë
- Durrës 5 qytetarë
- Lushnje 2 qytetarë
- Elbasan 2 qytetarë
- Fier 8 qytetarë
- Rrogozhinë 2 qytetarë
- Kavajë 2 qytetarë
Janë shënuar deri tani dy raste humbje jete.
Gjithsej jane bere 778 teste- Deri në këto momente testuar 778 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 76 raste.
Në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht 37 pacientë të shtruar. 4 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike.
Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Dy kontakte të pacientit zero kanë rezultuar negativ edhe pas testit konfirmues që përfundoi mbrëmjen e djeshme. Por edhe pas daljes nga spitali, pacientët e rikuperuar duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim edhe për 14 ditë të tjera, duke ndjekur masat e kontrollit respirator dhe higjienën personale. Ministria e Shendetesisë deklaroi se po vijon me testimin e rasteve të dyshuara, si element i rëndësishëm për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit COVID-19.