Dr. Shqiponje Shemun Ahmetaj ka fituar çmimin “Hedy Lamarr” si shkencëtarja ma e re e suksesshme ne Austri

Ajo ka lindur në Elbasan dhe është vajzë e dy intelektualëve Mejreme dhe Shemun Ahmetaj.

Është mbesa e patriotit dhe atdhetarit e heroit shqiptar Pulec Him Ahmetaj, i cili u pushkatua nga nacionalistet cetniko- serb.

Dr. Shqiponja Ahmetaj, shqiptarja e cila u largua si 18 vjeçare nga qyteti i saj i lindjes Elbasani vazhdoi studimet në Shën Petersburg.

Pas përfundimit te studimeve bachelor në Rusi, Shqiponja fitoi një bursë nga Komisioni Evropian për programin „European Master’s Program in Computational Logic“ (EMCL).

Në vitin 2011, ajo filloi studimet Master në Universitetin Teknik ne Dresden të Gjermanisë. Semestrin e dytë e përfundoi në Free University of Bolzano të Italisë, ndërsa, vitin e dytë të studimeve, Shqiponja zgjodhi ti vazhdoje studimet në Vjenë, ku vazhdoi të vijoj studimet e pasdoktoratës.

Në tetor të këtij viti, qyteti i Vjenës e kishte dekoruar Shqiponjën me çmimin “Hedy Lamarr”, çmim ky i cili i ndahet çdo vit një shkencëtareje për arritjet e reja nê fushën e teknologjisë së informacionit.