Rama uron “Mirëmëngjesin” me Elbasanin. Nxjerr pamjet nga Fushëmbreti: Si ishte dhe si ka qenë. Ja si është transformuar qendra shëndetësore ‘Skënderbej’ në Elbasan!

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Instagram, ka nxjerrë një video që tregon si është transformuar qendra shëndetësorë ‘Skënderbej’ në Elbasan.

Rama shkruan se, tashmë ajo qendër që dikur ishte një shëmbëlltyrë e kohës së errët të Shëndetësisë, sot është shëmbëlltyrë e vizionit të PS.

“MIRËMËNGJES dhe me qendrën shëndetësore ‘Skënderbej’ në Elbasan, e cila ishte një shëmbëlltyrë e kohës së errët të një shëndetësie që deri kur ne erdhëm në detyrë, kishte braktisur detyrën prej vitesh, ndërsa sot është shëmbëlltyrë e vizionit tonë për #ShëndetësinëQëDuam, ju uroj një të premte të mbarë”, shkruan Rama.