Njëra nga ndeshjet më interesante në javën e dytë të Ligës së Kampionëve do të zhvillohet mes Milanit dhe Atletico Madridit.

Dy skuadrat do të përballen në kuadër të Grupit B, por që asnjëra nuk e nisi me fitore.

Milani humbi 3-2 në udhëtim te Liverpooli, në anën tjetër Atletico Madrid luajti baras 0-0 me Porton.

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka folur para kësaj sfide, ku ka kërkuar kujdes nga futbollistët e tij.

Argjentinasi e ka vlerësuar lartë Milanin, por ka treguar qartë se në Itali kanë udhëtuar për fitore.

Duhet të kthehemi të jemi vetvetja. Klima është pozitive, jemi ekspertë dhe kemi karakter. Përballë Milanit do jetë ndeshje shumë e rëndësishme. Janë ekip dinamik, luajnë mirë dhe arrijnë rezultate. Luajtën përballë një Liverpooli në Anfield me një trajner që përcjell ide dhe ju mund ta shihni këtë. Do jetë e vështirë, por mendoj se do t’i mundim. Do luajmë me qetësi, duke ditur se përballë kemi një skuadër të re, të shpejtë, të pasur në talent dhe që dinë të luajnë vertikalisht”, deklaroi trajneri argjentinas.

Milan dhe Atletico Madrid do të përballen në San Siro të martën nga ora 20:45.