Skerdi Ago dhe reperi i njohur shqiptar, Elinel, kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre më të, i cili titullohet “Vaj” dhe është një baladë nën ritmet e hip-hopit.

Muzika është realizuar nga vet Skerdi, gjersa orkestrimi është bërë në studion e Bini Diez.

Ndërkohë, teksti i këngës është shkruar nga vet interpretuesit, përkatësisht secili pjesën e tij.

Kënga është realizuar edhe me klip, i cili vjen në ngjyrën gri dhe i përshtatet mjaft mirë tematikës së këngës.