La Gazzetta dello Sport konfirmon diten e sotme zerat qe kane ardhur nga Franca, me specifikisht nga L’Equipe, e cila ka treguar se Paris Saint-Germain ka bere oferten e fundit per Skriniar.

Me sa duket, Paris Saint-Germain ka dërguar ne Milano sot drejtorin Luis Ocampos dhe do te prezantoje oferten e saj te fundit per Skriniar.

Kjo eshte nje oferte qe do te kape shifren e 65 milione eurove dhe do te ndahet ne 60 milione euro pagese direkte dhe 5 milione euro bonuse.

Eshte nje shifer qe mund te bente Interin te mendohej, por me sa duket, nuk eshte aspak keshtu pasi takimi mes Zhang Marota dhe Inzaghi ka vendosur që shitja e rendesishme të shtyhet deri ne 30 qershor 2023, pra në verën e ardhshme.

Prandaj Interi mendohet se do ta refuzoje kete oferte dhe e ka rritur edhe me shume kerkesen per te shitur sllovakun.

Qe Skriniar te shitet tani, qe kampionati ka filluar, do te duhen te pakten 90 milione euro, sipas klibit zikalter.

Pikerisht kjo, duhet nje oferte e pabesueshme qe dicka e tille te ndodhe sepse Inter do te vihej ne veshtiresi ne merkato me pas.

Gjasat qe te behet dicka me PSG pas ofertes se sotme duket se jane vertete shume te pakta pasi klubi francez ka deklaruar se nik do te ofroje me shume per nje futbollist që i skadon kontrata pas nje viti.