Përmes një postimi në facebook, presidenti Meta uroi për ditën e Sulltan Novruzit.

Meta shkruan se festohet në momente të vështira, por kjo ditë simbolizon me lindjen e shpresës.

Meta: Gëzuar Festën e Sulltan Novruzit dhe Pranverë në zemrën e çdo shqiptari dhe besimtari bektashian! Festimet Tuaja në këto momente të vështira, por në një ditë që përkon me lindjen e Imam Aliut dhe që simbolizon lindjen e shpresës e rigjallërimit të natyrës, le të kthehen në lutje drejt Zotit për shëndetin e çdo anëtari të familjes Tuaj dhe të gjithë shqiptarëve! Së bashku do t’ia dalim! Zoti qoftë me ne gjithmonë! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe kombin shqiptar!