Sezoni 2019/20 i Ligës së Evropës po shkon gjithnjë e më afër finales. Tashmë dihen 15 nga 16 pjesëmarrësit në fazën e 1/8 të finales së këtij turneu.

Disa klube gjigante të Evropës – si Manchester Unitedit, Interi e Roma – do ta vazhdojnë garën me qëllim për ta fituar titullin dhe për ta siguruar një vend në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Shorti për fazën e 1/8 të finales së Ligës së Evropës do të hidhet sot (të premten), më 28 shkurt, në orën 13:00. Shorti do të mbahet në zyrat e UEFA-s në Nyon të Zvicrës.
Ndeshjet e 1/8 të finales së Ligës së Evropës është planifikuar të zhvillohen gjatë muajit mars.

Ja skuadrat do të marrin pjesë në short: