Përveç Gjermanisë, edhe Spanja e Portugalia kanë mbyllur kufijtë për të gjithë ata që fluturojnë nga Britania e Madhe, ndaj edhe klubet që marrin pjesë në Europa League po ndryshojnë stadiumet pritëse.

Kështu në bashkëpunim edhe me UEFA-n është vendosur që përballja mes Benficës dhe Arsenalit të zhvillohet në stadiumin “Olimpico” të Romës, pikërisht më 18 shkurt të këtij viti.

Aktualisht po diskutohet edhe për ndeshjen mes Real Sociedadit dhe Manchester United, që nuk mund të luhet në Spanjë dhe opsioni më i mundshëm është që të zhvillohet sërish në Itali, në stadiumin “Olimpic” të Torinos.

Në ditët e ardhshme pritet të ketë ndryshime të stadiumeve edhe për ndeshje të tjera, duke qenë se shumë shtete kanë vendosur ndalim të udhëtimit të britanikëve, për shkak të një versioni të ri të koronavirusit, që ka nisur të përhapet atje.