Trajneri Luis Enrique ka zbuluar skuadrën e Spanjës prej 26 lojtarëve të ftuar për Kupën e Botës “Katar 2022”, ku nuk mungojnë befasitë.

Spanja është thuajse kombëtarja e fundit e madhe që ka zbuluar tashmë listën me lojtarët e ftuar për Katar.

Njëra nga befasitë është se Enrique nuk ka ftuar tre yje të mëdhenj si Sergio Ramos, David De Gea dhe Thiago Alcantara.

Barcelona është skuadra me më shumë futbollistë të ftuar, plot 7, ndër ta edhe talentët Gavi dhe Pedri.

Trajneri i La Roja përsëri ka vendosur t’i besoj emrave të veteranëve si Sergio Busquets, Dani Carvajal, Jordi Alba dhe Cesar Azpilicueta.

Lojtarët e ftuar nga Spanja:

Portierë: Unai Simon, Robert Sanchez, David Raya

Mbrojtës: Dani Carvajal, Cesar Azpilicueta, Eric Garcia, Hugo Guillamon, Pau Torres, Aymeric Laporta, Jordi Alba, Jose Gaya;

Mesfushorë: Sergio Busquets, Rodri, Gavi, Carlos Soler, Marcos Llorente, Pedri, Koke;

Sulmues: Ferran Torres, Nico Williams, Yeremy Pino, Alvaro Morata, Marco Asensio, Pablo Sarabia, Dani Olmo, Ansu Fati