Shembja e Teatrit Kombëtar nga sekti i “Rilindjes” shënoi një ditë të errët përsa i përket artit në veçanti dhe historisë së Shqipërisë në përgjithësi.

Përveç korrupionit, koncesioneve dhe blerjes së votave, tashmë Rilindja do të kujtohet gjatë për rrënimin e një godine kulturore apo edhe për dhunën ndaj qytetarëve.

Lidhur me këtë turp nga socialistët, ka patur debate të forta në Kuvend. Mirëpo, mesa duket Rama ka ngarkuar Elisa Spiropalin të përfaqësojë këtë ngjarje, duke mos e bërë debatin edhe aq serioz.

Spiropali e kapur ngushte nga të vërtetat, ashtu si herën e kaluar ka vendosur sërish të ofendojë artistët dhe qytetarët që mbronin me shpirt një godinë historike.

Është për të qeshur kur e mendon se kush shan artistët. Deputetja e parlamentit shqiptar që nuk njeh personazhin e Don Kishotit dhe e quan atë pjesë të letërsisë shqiptare, apo “e panjohura” që me “lëpirje” ndaj Skëndërbeut arriti të bëhej ministre.

Për të mos përmendur gjuhën e përdorur ndaj tyre, e cila tregon qartë mosvlersimin e politikës ndaj artit.

Spiropali u shpreh:

“Shpifje që godasin vlerat e kombit. E patë se si ju vërsulën atyre regjisorëve e artistëve që nuk mendojnë si ata. Guxuan deri aty këtë atë dashuruar me mendimin ndryshe të sulmonin edhe Ismail Kadarenë, me gjuhë të fëlliqur, duke bërë gjyqe popullore. Po ç’janë këta mo, gardistë të kuq janë këta, këta qenkan mbrojtës të revolucionit kulturorë? Jo kulturë nuk kanë ata, po nuk dinë ku lidhet gomari. Protesta e tyre mund të quhet protesta e kafshimit të veshit. Këta nga ajo që shiten e blihen çdo ditë, kujtojën se të gjithë ata që janë për një Teatër të ri, janë të shitur. Kolegji Zgjedhor nuk mund të jetë streh për Gjyqtarë të pavetuar, që kush e di se çfarë krimesh kanë bërë.”