Sportistët e Qarkut Elbasan kanë bërë një paraqitje mjaft dinjitozr në kampionatet Europiane.

Ata arritën mjaft suksese:

Ertjan Kofsha i ekipit të peshëngritjes së Shtërmenit nën drejtimin e trajnerit Z.Leonard Toska arritën të lartësojnë flamurin tonë në arenën Europiane duke marrë 3 medalje ari,

Enkileda Carja e ekipit të peshëngritjes së Elbasanit nën drejtimin e trajneres Eglantina Çuni kanë arritur të fitojnë 3 medalje bronzi në Kampionatin Europian të Peshëngritjes për moshat U15-17 të zhvilluar në Raszym të Polonisë.

Një rezultat fantastik për ekipet tona të peshëngritjes.