Tashmë është arritur marrëveshja për kalimin e sulmuesit Vedat Muriqi (1994) nga Fenerbahçe te Lazio.
Sulmuesi kosovar do të bëhet lojtar i Biancocelesteve për 17.5 milionë euro plus 1.5 milionë euro tjera bonuse.
Gjithashtu Fenerbahce ka edhe 5% të çdo rishitjeje në të ardhmen të lojtarit, ku ato para do të shkojnë në klubin turk, shkruan Corriere dello Sport.
Tashmë të hënën Vedat Muriqi duhet të jetë në Romë për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën.
Negociatat kanë zgjatur më shumë se një muaji, ndërsa edhe dëshira e lojtarit ishte për të kaluar në Lazio.