Tirana ka mposhtur Partizanin me rezultatin 2-1 në derbin e 150-të duke fituar pas 5 vitesh. Goli vendimtar ishte ai i Kobinës në minutën e fundit që i dha fitoren skuadrës së Emanuel Egbo në sfidën e zhvilluar në “Air Albania”.

PARTIZANI – TIRANA 1-2
Bardhi 10′ / Batha 8′ , Kobina 90′ 

PARTIZANI: Hoxha, Bitri, Boldor, Belica, Idrizi, Trashi, Romero, Hyseni, Melo, Bardhi, Solomon. Trajner: Franko Lerda.

TIRANA: Lika, Vangjeli, Muça, Hoxhallari, Doka, Celhaka, Batha, Halili, Kobina, Torasa, Ngo. Trajner: Emuanuel Egbo.

Gjyqtar: Enea Jorgji.