Vllaznia arriti të triumfonte me përmbysje 2-1 ndaj Skënderbeut, duke siguruar 3 pikë të arta në shtëpi. Skuadra korçare kaloi e para në avantazh me anë të Elvi Berishës, që përfitoi nga një gabim i Adilit, ndërkohë që festa e bardhekuqve zgjati vetëm 2 minuta, pasi Shehi barazoi shifrat me kokë. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1.

VLLLAZNIA-SKËNDERBEU 2-1
Shehi 27′, Dilaver 52′ / Berisha 25′

Dueli i mbijetesës midis Bylisit dhe Apolonisë ka përfunduar me shifrat 1-0 për skuadrën ballshiote pas golit të realizuar në frymën e fundit nga Antoni në minutën e 90+1.

Një sfidë dramatike ku u shihnin qartë se të dy trajnerët nuk e donin humbjen duke parë vendosjen mirë taktikisht. Por në fund ishin të saktë ballshiotët me golin e nigerianit Antoni i cili i jep një tre pikësh me mjaft vlerë skuadrës së tij. Shpresat për mbijetesë për skuadrën e Apolonisë bien edhe për këtë ndeshje edhe pse zhvilloi një takim të mirë.

BYLIS – APOLONIA 1-0:
Antoni 90’

Mbyllet në barazim pa gola, sfida e zhvilluar në Kamzë, mes Kastriotit dhe Laçit. Një rezultat që i shkon më shumë për shtat skuadrës së Ndreut. Një pikë e vlefshme për luftën për mbijetese, ndërkohë në krahun tjetër, barazimi i sotëm mund të konsiderohet një ndalesë për kurbinasve, që e shohin kreun, t’iu largohet ndjeshëm.

Vlen të theksohet se në minutën e 82-të, Laçi mbeti me 10 lojtarë. Nuabueze u ndëshkua me karton të kuq, vetëm 7 minuta pas futjes në fushë, për ndërhyrje të gabuar ndaj kundërshtarit.

KASTRIOTI-LAÇI 0-0: