Një lajm surprizë vjen nga Anglia.

Sulmuesi anësor Mohamed Salah (1993) ka kërkuar një pagë neto prej 20.8 milionë stërlinash (24.2 milionë euro), në vit që të rinovojë kontratën që i skadon në 30 qershor 2023.

Një gjë e tillë ka acaruar drejtuesit e Liverpoolit që e kanë nxjerrë menjëherë në shitje dhe kanë njoftuar se duan 60 milionë stërlina (70 milionë euro) për teserën e tij.

Kujtojmë që më i paguari i Liverpoolit është Van Dijk që fiton 13.2 milionë stërlina (15 milionë euro) në sezon.

Kjo gjë ka vendosur në lëvizje menjëherë Realin e Madridit që është prej kohësh i interesuar për egjiptianin.