Sulmuesi spanjoll Suso (1993) po rikthehet në vendlindje, duke u larguar kështu nga Milani.

Sevilla do ta transferojë Suson në formë huazimi për 18 muaj me të drejtën për ta blerë kartonin e tij në qershor 2021.

E drejta e blerjes do të kalojë në detyrim për ta blerë për 20 milionë euro në qoftë se Sevilla kualifikohet për në Champions League.