Portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny, ka dhënë një intervistë të re dhe të gjatë për Gazzetta dello Sport, në të cilën ai ka përshkruar qëllimet për sezonin e Juventusit.

GODITJET E TREGUT – “Është një Juventus ndryshe falë Di Marias dhe Pogbas, dy kampionë të cilësisë së lartë që sjellin gjithashtu shumë përvojë, por ka edhe lojtarë të rinj si Fagioli, Miretti dhe Rovella. Kemi shumë djem që duhet të mësojnë nga qëndrimi i shokëeve më me përvojë. Duhet të gjejmë ekuilibrin midis energjisë dhe entuziazmit të të rinjve dhe përvojës së të moshuarve”.

SCUDETTO – “Di Maria dhe Pogba rrisin besimin në pjesën tjetër të grupit. Angel, Paul dhe Bremer nuk kanë zgjedhur Juventusin për të përfunduar të katërtit, ata duan trofe. Pas një sezoni të kaluar që sigurisht nuk mund të përkufizohet si i mirë, detyra jonë është të synojmë të fitojë Scudetton”.

MBROJTJA – “Epo, tani në vend të BBC-së kemi B&B… Kam shumë besim, përveç Bremerit, ka ardhur edhe Gatti, mbrojtja ka ndryshuar dhe ne po kërkojmë një ekuilibër të ri sepse kemi pritshmëri të mëdha për sezonin. Duhet të përgatitemi sa më mirë fizikisht, por edhe të krijojmë një frymë ekipore”.

BREMER – “Ai është mbresëlënës, fizikisht është një bishë dhe është një djalë shumë i qetë, që nuk duket brazilian. Ndërsa bashkëkombasit e tij këndojnë, ai është mënjanë. Ka shpejtësi dhe fuqi të jashtëzakonshme”

ALLEGRI – “Allegri më ka ndihmuar shumë sidomos pas ndeshjeve të para të vitit të kaluar, të cilat nuk ishin pozitive. Ai nuk ka dyshuar kurrë tek unë dhe besoj se kam arritur t’ia kthej besimin me paraqitje të mira.”