Igli Tare, në një deklaratë të fundit ka sulmuar klubet e mëdha italiane si: Inter, Milan dhe Juventus. Drejtori sportiv i Lazio-s ka thënë se këto klube janë në krye sepse sistemi italian i futboll nuk mund të funksionojë pa to.

Në fushë ka luajtur qëndërsulmues dhe si i tillë po sillet edhe si drejtues i Lazios. Në një deklaratë të paprecedentë, drejtori sportiv i Lazios, ka folur në një orë leksioni në universitetin “Luiss” ku mbajti një temë me titull “Evoluimi i të drejtës sportive dhe profilit ekonomik e financiar të klubeve” ku ndër të tjera kritikoi edhe ndryshimin e futbollit ndërkombëtar:

“Kanë mbetur katër klube familjare. Udinese, Atalanta, Lazio dhe Napoli. Unë jam më shumë për këtë lloj pronësie, shumkombëshet kanë vetëm një interes komercial, dhe kështu bukuria e futbollit humbet pasioni, dashuria”.
Këto fonde të mëdha funksionojnë bazuar në algoritme dhe ata nuk duan të dinë më për historinë e ekipit dhe të qytetit. Unë jam një tifoz i shkollës së vjetër. Ka një vazhdimësi që mungon me drejtuesit e korporatave në futboll, për faktin se kohëzgjatja e kontratave të tyre ndryshon shpesh. Më merrni shembull mua, unë jam një nga drejtorët më të vjetër në Serie A, ky është viti im i pesëmbëdhjetë në Lazio. Ndihem shumë me fat që punoj në një kompani që ka llojin e duhur të pronarit”, – deklaroi ish-futbollisti i Shqipërisë.

Kujtojmë që Lazio aktualisht është duke kaluar në një formë të mirë në Serie A dhe gjendet në vendin e tretë në tabelë me 20 pikë.