Lajme tronditëse në botën e futbollit italian. Andrea Agnelli, Pavel Nedved kanë dhënë dorëheqjen dhe bashkë me të gjithë bordi i Juventusit.

Vitet e fundit kanë qenë zhgënjyese për tifozët e bardhezinjve, ndërkohë që sot ka ardhur dorëheqja e drejtuesve të lartë.

Gjithë anëtarët e bordit drejtues kanë paraqitur dorëheqjet e tyre nga drejtimi i klubit të futbollit italian pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme.

Shkaku janë hetimet për bilancet që po bëhen nga Prokuroria.

Pritet presidenti i ardhshëm të jetë John Elkann (1976).

Drejtor i përgjithshëm për momentin është emëruar Maurizio Scanavino. Ai ka lindur në 1973 dhe është diplomuar për Inxhnieri kominokacioni në Univeesitetin Politeknik të Torinos. Ka punuar në Itali dhe jashtë ku përmendim angazhimin e tij në markat Fiat, Alfa Romeo dhe Lancia.