Kryefamiljari i familjes Lala ka bërë me dije një detaj tronditës sa i takon të afërmve të tij.

Raportohet se deri më tani dy kanë vdekur, ndërkohë 6 të tjerë ndodhen nën rrënojat e vilës së tyre.

Mirëpo, ai ka thënë se për 6 pjesëtarë të familjes së tij nuk dihet asgjë më tepër përveç faktit se ndodhen nën rrënoja.

Sipas të moshuarit, ka gjasa që vetëm ai të jetë gjallë dhe të tjerët që ndodhen nën rrënoja mund të kenë vdekur.

‘Fax Web’ informon se kryefamiljari Lala thotë se në momentin kur ka rënë tërmeti ka pasur në afërsi motrën e tij, por që kanë rezultuar të pasukseshme përpjekjet për të dalë nga rrënojat.

Ndërkohë, 22 viktima numërohen deri më tani nga tërmeti i fortë me magnitudë 6.3.

Mbi 600 të tjerë janë paraqitur për ndihmë mjekësore, ku ka prej tyre edhe në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa mbi 42 persona janë shpëtuar nga ekipet e kërkim-shpëtimit.