Ultrasit e Interit i kanë kërkuar Presidentit Steven Zhang të ‘marrë përgjegjësinë ose të largohet nga qyteti’ pas raporteve që Antonio Conte do të largohet.

Festimet e Scudettos janë harruar tashmë, pasi përqendrimi kthehet në sezonin e ardhshëm dhe zvogëlimin e ambicieve të tyre.

Gazeta të shumta sot pretendojnë se Conte do të largohet pasi u tha që klubi duhet të mbledhë 100 milionë euro nga shitjet e lojtarëve si dhe të ulë pagat me 20 për qind.

Ultrasat e Interit të njohur si ‘Curva Nord’ protestuan duke vendosur dy banera të mëdhenj jashtë selisë së Interit këtë pasdite.

‘Zhang, merr përgjegjësi ose largohu nga qyteti ynë’ ishte njëra, ndërsa tjetra lexonte ‘Shkarkimi i kampionëve është për idiotët. Trajneri, stafi dhe lojtarët janë të paprekshëm!’.

 

Sipas faqes FCInter1908 një delegacion që përfaqësonte ultrasit e Curva Nord u shoqëruan më pas në ndërtesë nga një shef i sigurimit për një takim me drejtorët e klubit.

Pas kësaj takimi, udhëheqësi i tifozëve, Franco Caravita foli për të njëjtën faqe.

“Ajo që ishte thënë ishte se ata do të bënin gjithçka për të mbajtur trajnerin dhe lojtarët më të rëndësishëm. Ky zvogëlim i niveleve mund të jetë si pasojë e mungesës së fondeve, por me fitimin e Scudettos dhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve, ne supozuam se ato vështirësi mund të kapërceheshin”.

“Si Curva Nord, ne kërkojmë qëndrueshmëri në projekt, dhe qartë pa Conte, qëndrueshmëria humbet”, ka thënë Caravita.