Qendërmbrojtësi anglez Fikayo Tomori (1997), i cili u ndal pas pak më shumë se 20 minutash në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Genoas, pësoi një dëmtim të meniskut medial të gjurit të majtë, i cili do të operohet gjatë ditës së sotme.

Prandaj Tomori do të detyrohet të ndalojë për të paktën nje muaj në mos më shumë. Kuqezinjtë ndodhen tashmë në një emergjencë në fazën mbrojtëse, do të duhet domosdoshmërisht të kthehen në merkato.