Tottenham gjithnjë e më shumë vatër Covidi, me numrin e pozitivëve që shkoi në 13 dhe është i destinuar të rritet më tej.  Siç njoftoi trajneri Antonio Conte, 8 lojtarë janë të infektuar, plus 5 anëtarë të stafit stërvitor.

Çdo ditë kemi një tjetër pozitiv, të gjithë jemi pak të frikësuar. Lojtarët kanë familjet e tyre, pse duhet të rrezikojmë? Sot dy të tjerë dolën pozitive. Dhe kush do të jetë nesër? Unë? Nuk mund ta dimë. Më mirë unë se lojtarët, kjo është e sigurt, por kjo nuk është e drejtë.” , – tha Conte në prag të ndeshjes së fundit të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës kundër Rennes.

Conte drejtoj gishtin te UEFA dhe te vendimi për të luajtur rregullisht ndeshjen me francezët, pavarësisht dezertimeve të shumta.  Tottenham e ka detyrimin të fitojë për të kaluar grupin.

Të flasësh për futbollin sot është e pamundur, Situata është e rëndë, ka një infeksion të madh. Po përgatitemi për ndeshjen kundër Rennes, por është shumë e vështirë” , – deklaroi më tej Conte.

Nuk dihet ende nëse Tottenham do të dalë në fushë të dielën në Brighton, pasi protokolli shëndetësor i parashikuar nga Premier League ndryshon nga ai i ndjekur nga UEFA.