Mbrojtësi i Wolfsburgut, holandezi Micky van de Ven (2001) do të fluturojë në Londër të dielën për testet mjekësore përpara përfundimit të një transferimi prej 43 milionë stërlinash (50 milionë euro) në Tottenham dhe nënshkrimit të një kontrate pesëvjeçare.

Kjo vjen pasi Mail Sport zbuloi se skuadra e Postecoglou ishte në prag të nënshkrimit të mbrojtësit holandez pas javësh negociatash mes klubeve.

Qendërmbrojtësi 1.93 m i gjatë që luan me këmbën e majtë kaloi një sezon të suksesshëm me Wolfsburg, duke nxitur interesimin e disa klubeve evropiane.