Antonio Conte sapo është zyrtarizuar si trajneri i Tottenhamit dhe 52-vjeçari italian ka kërkuar disa garanci serioze se ai do të lejohet të forcojë skuadrën e Tottenhamit në janar përpara se të pranonte ofertën duke shpenzuar rreth 150 milionë stërlina (177 milionë euro)

Sipas asaj që raporton SportsMediaset, emri i parë në listën e dëshirave të Contes është sulmuesi i Fiorentinës, Dusan Vlahovic (2000). Serbi ka qenë në formë të mirë në këtë edicion duke u bërë një nga tre lojtarët e vetëm deri më tani në 2021 që ka shënuar 25 gola në ligë.

Mesfushori i Interit, Marcelo Brozovic (1992) është një tjetër lojtar që thuhet se është në radarin e Contes. Kroatit i skadon kontrata në Giuseppe Meazza vitin e ardhshëm dhe një ribashkim me ish-trajnerin e tij mund të jetë e mundur. Një shkëmbim i drejtpërdrejtë me Tanguy Ndombele të Spurs është një mënyrë e mundshme që një marrëveshje mund të ndodhë këtë vit.

Një tjetër mesfushor me bazë në Milano, për të cilin Conte mendohet se ka interes është  Franck Kessie (1996). Lojtari nga Bregu i Fildishtë aktualisht luan për Milanin, por nuk po pranon ta zgjasë kontratën që i skadon në 30 qershor 2022. Tottenhami u takua me përfaqësuesit e Kessie në fillim të këtij viti për një transferim dhe sigurimi i Conte si trajner mund të jetë ajo që u duhet atyre për të transferuar 24-vjeçarin.

Nuk është sekret që Conte pëlqen të luajë me mbrojtësit e krahut që avancojnë, duke e bërë Manuel Lazzarin (1993) të Lazios një objektiv befasues. I rehatshëm kudo në krahun e djathtë, italiani  padyshim se pëlqehet shumë nga strategu.

Conte për të forcuar mbrojtjen e Tottenhamit hedh syte nga ish-klubi i tij, Interi, duke tentuar të transferojë mbrojtësin holandez Stefan de Vrij (1992) dhe mbrojtësin italian Alessandro Bastoni (1999).