Klubi gjerman, Bayern Munchen thuhet se ka arritur një marrëveshje me Tottenham Hotspur për të nënshkruar me sulmuesin Harry Kane (1993) për 100 milionë euro (86.4 milionë stërlina) fikse plus bonuse deri në 10 milionë euro (8.6 milionë stërlina) të tjera.

E ardhmja e Kane te Spurs ka qenë një nga pikat kryesore të thashethemeve të afatit kalimtar të verës deri më tani.

Gjatë javëve të fundit, Bayern ka parë tre oferta të refuzuara nga Spurs pasi klubi londinez dëshironte të merrte të paktën 100 milionë euro.

Megjithatë, vetëm pak ditë kanë para fillimit të sezonit në Ligën Premier, është raportuar se Spurs dhe Bayern kanë arritur një marrëveshje për Kane.

Kane ka rene dakord per nje page neto 24 milione euro (bruto 40 milione euro) te klubi gjerman.

Është gazetari i njohur i mediumit The Athletic, David Ornstein, i cili ka konfirmuar një gjë të tillë me anë të një postimi në platformën X.

“EKSKLUZIVE: Bayern Munich ka arritur një marrëveshje me Tottenham për të nënshkruar me Harry Kane, tregojnë burime në Gjermani”.

“Propozimi i FC Bayern me vlerë mbi 100 milionë euro u pranua nga Tottenham. 30-vjeçari ka qenë i prirur drejt qëndrimit, por tani duhet të marrë një vendim”, ka shkruar Ornstein.

Kane ka qenë i lidhur me një largim nga Spurs gjatë afatit kalimtar të verës dhe duket se një lëvizje mund të jetë e afërt tani pas marrëveshjes.