Antonio Conte thuhet se ka identifikuar Gleison Bremer (1997) si një objektiv të rëndësishën dhe Tottenham shpreson të nënshkruajë gjithashtu me mbrojtësin e Torinos.

Bastoni është ende objektivi numër një i transferimeve për Spurs, pavarësisht lidhjeve me Gleison, por Interi akoma nuk I ka kthyer pergjigje klubit anglez.

25-vjeçari u kurorëzua “Mbrojtësi i Vitit” në Serie A pas një sezoni të jashtëzakonshëm në Torino dhe që atëherë ka tërhequr vëmendjen e Antonio Contes, sipas raportimeve nga Daily Mail.

Spurs kanë nënshkruar tashmë me Ivan Perisic në një transferim të lirë këtë verë dhe që atëherë janë supozuar të nënshkruajnë Bastonin dhe të sulmojnë skuadrën e Interit edhe një herë.

Sipas Calciomercatos, Interi e ka identifikuar Bremerin si një objektiv transferimi me prioritet të lartë dhe është afër nënshkrimit të një marrëveshjeje me mbrojtësin, raportohet se për një tarifë prej 25 milionë eurosh.

Media angleze Daily Mail gjithashtu pretendon se Spurs janë gati të ofrojnë deri në 43 milion stërlina (50 milionë euro) për qendërmbrojtësin e Torinos, duke i prishur kështu përpjekjet e gjigantit italian për të nënshkruar me të.