Tottenham po planifikon të paraqesë një ofertë prej 21 milion stërlinash (25 milion euro) për mbrojtësin e Interit, holandezin Denzel Dumfries (1996) – sipas Fichajes.

Kampionët italianë hezitojnë të humbasin 26-vjeçarin, por duhet të mbledhin fonde shtesë në një situatë të pasigurt financiare, pasi sipas mediave italiane zikaltërit duhet të kenë bilanc pozitiv prej 60-70 milionë eurosh në merkaton e verës.

Spurs do të duhet të kthehen me një ofertë të përmirësuar pasi Interi kërkon të paktën 34 milion stërlina (40 milion euro) për një aset kaq të çmuar.