Jose Mourinho dëshiron ta marrë qendërmbrojtësin e Real Madridit, francezin Raphael Varane (1993) te Tottenham Hotspur me klubin anglez që ofron 68 milionë stërlina (80 milionë euro) për nënshkrimin me fituesin e Kupës së Botës.

Trajneri portugez mori Varanen për Los Blancos në 2011 kur francezi ishte i ri, dhe ka vazhduar ta tregojë veten si një nga mbrojtësit më të mirë në botë.

Morinho u largua nga Madridi një vit pasi Varanen debutoi, por gjithmonë ka qenë një admirues i tij dhe raportohet se është përpjekur ta sjellë atë në Old Trafford kur ai ishte trajneri i Manchester United.