Shqipëria është goditur sot nga një valë tërmetesh të fuqishëm, e për pasojë kanë humbur jetën mbi 14 persona dhe janë plagosur mbi 700 të tjerë. Një nga rastet që mund të quhet edhe me tragjiku, ështe ai i familjes Lala në Kënetë të Durrësit, ku rrënojat e banesës kanë zënë brenda 9 pjestarë të një familjeje.

Gazetarja Klodiana Lala e cila ka ndjekur gjithçka çfarë po ndodh pranë kësaj familje ka raportuar edhe emrat e viktimave dhe personave që dyshohet se janë nën rrënoja.

Sadete Lala, është nxjerrë e pajetë, nëna e tre djemve që jetonin në të njëjtën banesë, e moshuara.

Ilir Lala, (ishte i paralizuar prej vitesh) është nxjerrë i pajetë, ishte beqar, i biri i Sadetes.

Ramë Lala ka shenja jete, djali që komunikon herë pas here nën rrënoja, mendohet që është 17 vjeç.

Griselda Lala, motra e Ramës, mendohet 15 vjeç, e pagjetur.

Marjeta Lala, nusja e djalit e Sadetes, kunata e Ilirit, nëna e katër femijëve, e zhdukur.

Emilio Lala, djali i Marjetës, i zhdukur.

Amelia Lala, është nxjerrë e pajetë, 6 vjeçe, vajza e Marjetës.

Dionis e Dionisa Lala, binjakë nën rrënoja, fëmijët e Marjetës.

Jashtë banese kanë qenë nëna e Ramë dhe Griselda Lalës, e cila ndodhej në Tiranë tek e motra. Ka shkuar në Durrës dhe ndodhet në gjendje shoku në spital.
Po kështu, bashkëshorti i Marjetës, i cili ndodhej në Itali dhe është nisur për të ardhur si dhe djali tjetër i Sadete Lalës.