Sipas The Sun, Newcastle United thuhet se po përgatit një lëvizje ambicioze prej 13 milionë stërlinash (15 milionë euro) për mesfushorin e Juventusit, francezin Adrien Rabiot (1995).

Por ata përballen me një luftë për të bindur francezin për t’u bashkuar me ta për shkak se ai vlerësohet shumë edhe nga trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti.

Media angleze pretendon se Rabiot është shfaqur si një objektiv kryesor për trajnerin e ri të Toon, Eddie Howe në janar.

Ish-ylli i Paris Saint-Germain nuk ka arritur të bindë Max Allegrin pasi ka shënuar 0 gola në 10 ndeshje.

Objektivi tjetër i Newcastle është qendërmbrojtësi i Marseille, kroati Duje Caleta-Car (1996).

Përsëri sipas The Sun, Newcastle ka pregatitur një ofertë prej 23 milionë stërlinash (27 milionë eurosh).

Blerja e tij nuk do të jetë e lehtë pasi kroati kërkohet edhe nga Liverpool dhe West Ham United.

Newcastle mendohet se po kërkon jashtë vendit për lojtarë pasi raportimet e mediave pretendojnë se klubet e Premier League do të refuzonin të shesin lojtarë te skuadra në pronësi saudite.