Jindrich Trpisovsky kthehet për të folur për Specialin kur i bënë pyetje nëse e gjeti formacionin dhe a ishte i gëzuar që mundi Mourinhon, një nga trajnerët më të famshëm të historisë.

“Unë nuk e marr kështu. Ne trajnerët kemi vizione, ide, por lojtarët i vënë në praktikë. Kur kundërshtari është më i mirë, nuk mund të bësh asgjë për këtë.
Jam i lumtur që luajtëm me Romën.
Por eksperienca më e madhe sportive ishte takimi me Mourinhon. Unë e vlerësoj shumë mënyrën se si ai na trajtoi, faktin se ai kishte respekt për ne. Atij i përshtatet termi legjendë. Një trajner kaq i suksesshëm gjeti kohë të më afrohej dhe të më përshëndetej në fundi i ndeshjes Nuk është e lehtë pas një ndeshjeje të tillë.
Unë do të doja ta falënderoja atë, do të tifoj për të në derbin kundër Lazios të dielën.”