Newcastle United do të duhet të paguajë 21 milion stërlina (25 milionë euro) për të nënshkruar me ish-sulmuesin anësor të Liverpool, Taiwo Awoniyi (1997) këtë verë pasi Union Berlin vendosi çmimin e tyre.

West Ham dhe Southampton kanë qenë gjithashtu të lidhur me nigerianin, 24 vjeç, i cili ka shënuar 12 gola në 25 ndeshje të Bundesligës për Union Berlinin këtë sezon.

Liverpooli, i cili shiti Awoniyi te Union verën e kaluar, një transferim prej 6.5 milionë stërlinash (10 milionë euro) pas një sezoni në huazim atje, futi një klauzolë në marrëveshje që u jep atyre 10 % të tarifës së transferimit të tij të ardhshëm.

Sipas gazetës gjermane Bild, Unioni ka vënë në dukje interesimin nga klube të ndryshme të Premierligës dhe kërkon të paktën 21 milionë stërlinash për lojtarin, megjithëse fillimisht, Union donte diçka më afër kufirit prej 25 milion stërlina (30 milionë euro), por ka arritur në përfundimin se kjo nuk do të jetë realiste.

Awoniyi nënshkroi për Liverpool në gusht 2015, por nuk bëri paraqitje në ekipin e parë dhe në vend të kësaj shkoi në shtatë periudha huazimi në Gjermani, Holandë dhe Belgjikë. E fundit prej tyre, në Union në 2020-2021, në Stadion An der Alten Forsterei.