Krishtlindjet thuajse erdhën! Me siguri keni nxjerrë pizhamet e kuqe nga dollapi, keni dekoruar pemën, shtëpinë, keni menduar për ushqimet, por çfarë mungon?! Modeli i flokëve që është kthyer këtë vit në shpirtin e festës!

Na lejoni t’ju prezantojmë me “flokët pemë Krishtlindjeje!”

 

Pas këtij modeli të tmerrshëm, është pak të themi që Krishtlindjet janë Halloëeen-i i ri. Ky look kërkon që flokët e shtrira, të ngrihen lart në formë koni dhe më pas të zbukurohen njësoj si një pemë Krishtlindjesh.

Xixa, topa shumëngjyrësh, madje dhe yje në majë të kokës. Disa, kanë guxuar t’i lyejnë flokët në ngjyrën e bredhit për ta krijuar sa më të plotë idenë.

Cili është qëllimi i këtoj trendi nuk e dimë ende, por urojmë që të harrohet sa më shpejt. Pse-në e gjeni në fotot më poshtë.