Në Nyon të Zvicrës është hedhur tashmë shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Evropës, ndërsa ekipet kanë mësuar kundërshtarët e tyre.
Fati i shortit ka dashur që dy klubet e mëdha Manchester United dhe Milan ta shohin veten si kundërshtar në këtë fazë, duke na dhuruar një përballje klasike.
Takime interesante pritet të jenë edhe ato në mes të Roma-Shakhtar, Dinamo Zagreb-Tottenham, Arsenali – Olympicaos dhe Ajax – Young Boys.
Ndeshjet e para do të luhen në 11 mars, ndërsa ndeshjet e dyta do të luhen më 18 mars 2021.
Shorti i çerekfinales dhe gjysmëfinales do të hidhet më 19 mars.
Finalja e kësaj gare pritet të luhet në Stadion Miejski në Gdansk të Polonisë me datë 26 maj.
Ja të gjitha sfidat e 1/8 të finaleve (11-18 mars)
- Ajax (HOL) – Young Boys (ZVI)
- Dynamo Kiev (UKR) – Villarreal (SPA)
- ROMA (ITA) – Shakhtar Donetsk (UKR)
- Arsenal (ANG) – Olympiacos (GRE)
- Dinamo Zagreb (KRO) – Tottenham (ANG)
- Manchester United (ANG) – MILAN (ITA)
- Slavia Praga (ÇEK) – Rangers (SKO)
- Granada (SPA) – Molde (NOR)