UEFA ka zhvilluar sot një video konferencë me sekretarët e përgjithshëm të 55 shteteve anëtare ku është analizuar situata kaotike e krijuar nga Covid 19.

Kjo e ka prekur edhe futbollin duke e paralizuar thuajse në gjithë botën, dhe duke ngritur shumë pikëpyetje për sa i përket fateve të sezonit.

Mediat e huaja kanë shkruar për disa vendime që janë marrë dhe të tjera që do të publikohen nga UEFA në orët në vijim.

Pas konsultës me 55 sekretarët e përgjithshëm janë marrë disa vendimet që vijojnë si më poshtë:

1- Anulohen gjitha miqësoret e planifikuar në fillim të qershorit.

2- Prioritet do të jetë vijimi i kampionateve që arashikohen që kampionatet të nisin në fund maji ose fillim qershor.

3- Më pas do të puhen ndeshjet e Champions Leagues dhe Europa Leagues të cilët mund të mbarojnë në gusht.