Tenisti austriak Dominic Thiem e ka fituar titullin e parë Grand Slam në karrierë, pasi luftoi për ta përmbysur rezultatin nga 0:2 në sete në 3:2 kundër Alexander Zverev në finale të US Open të dielën në mesnatë.

Numri dy i botës, Thiem, i kishte humbur tri finalet e kaluar Grand Slam dhe u duk se e kishte të shkruar ta përjetonte një humbje tjetër të dhimbshme.

Por 23-vjeçari nga Gjermania, Zverev, për të cilin kjo ishte finalja e parë në Grand Slam, lëshoi pe në çastet kyçe të takimit dhe Thiem e shfrytëzoi plotësisht këtë.

Thiem triumfoi 2-6, 4-6, 6-4, 6-3, 7-6 (8-6).

“Sikur t’i kishim dy fitues sot, ne të dy e merituam fitoren sot”, i drejtua Thiem Zverevit, të cilin e ka mik të mirë dhe e njeh që prej kohës sa ishin të rinj.