Ka përfunduar Grand Slami i famshëm amerikan US Open, ku pas finales së femrave është mësuar edhe fituesi në finalen e meshkujve.
Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz ka arritur të bëj mrekulli duke fituar për herë të parë këtë Grand Slam.
19-vjeçari e mposhti në finalen e madhe norvegjezin Casper Ruud me rezultat 3-1 në një ndeshje që zgjati tre orë e 20 minuta.
Alcaraz triumfoi 3:1 në sete 6:4, 2:6, 7:6 dhe 6:3 për ta fituar titullin e parë në këtë Grand Slam.
“Është çmenduri për mua. Nuk e kam menduar kurrë se do të arrija diçka të tillë në moshën 19-vjeçare. Pra, gjithçka ka ardhur kaq shpejt. Për mua është e pabesueshme. Është diçka që e ëndërroja që kur kam qenë fëmijë, që kur kam filluar të luaj tenis”, – deklaroi talenti spanjoll.