Marco van Basten “thumbon” Matthijs de Ligt. Legjenda holandeze e futbollit deklaroi për kanalin NOS:

Nëse shikoni se sa herë Stekelenburg duhet të luajë duke hedhur topin e gjatë, domethënë ai nuk mund të ndërtojë, atëherë kuptohet se diçka nuk është në rregull. De Ligt është një mbrojtës qendror dhe ka nevojë për më shumë udhëheqje, ai duhet ta bëjë veten të dëgjohet, të drejtojë repartin dhe në vend të kësaj ai thjesht ndjek njeriun e tij, duke lënë një vrimë në mbrojtje. Ai shkoi në Itali për të mësuar se si të mbrojë, por unë nuk mendoj se ai ka mësuar shumë”.