Në 12 vitet e fundit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë fituar 11 Topa të Artë së bashku, por Robin van Persie beson se asnjëri nuk duhet të arrijë fitimin e trofeut këtë vit.

Dy yjet kanë qenë gati të paprekshëm për më shumë se një dekadë, me vetëm Luca Modricin që ka arritur ta fitojë një Top të Artë, pasi 10 viteve sundim të Messit dhe Ronaldos.

Messi e riktheu çmimin vitin e kaluar duke shkuar në gjashtë trofe individual dhe duke kaluar para rivalit të tij të urryer, Ronaldos me pesë, por Van Persie mendon se asnjëri nuk e meriton as që të jetë në treshen

Duke iu përgjigjur një ‘tweet’ në BT Sport, Van Persie zbuloi se kush janë tre të preferuarit e tij dhe favoritët për ta fituar Topin e Artë.

Sulmuesi i Bayern Munichut Robert Lewandowski, mesfushori i Manchester Cityt Kevin de Bruyne dhe Sadio Mane i Liverpoolit janë të zgjedhurit e holandezit.

Lewandowski është duke kaluar edhe një sezon të mrekullueshëm me Bayern Munichun, duke fituar dy trofetë vendor, ndërsa janë afër sigurimit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi polak gjithashtu kryesor garën për Këpucën e Artë këtë sezon, pasi ka shënuar 34 gola.

De Bruyne gjithashtu po përjeton një super-sezon në aspektin individual me 10 gola dhe 18 asistime në ligë, ndërsa me Cityn kanë fituar Carabao Cup dhe janë afër eliminimit të Real Madridit dhe prekjes së çerekfinales në Ligën e Kampionëve.

Statistikat e Mane janë më keq sesa shoku i skuadrës Mo Salah, me 16 gola dhe shtatë asistime ndaj 18 golave ​​të Salah dhe nëntë asistimeve, por ish-ylli i Southampton ka qenë ndoshta lojtari më i rëndësishëm në suksesin e Reds për titull kampion në Angli këtë sezon.