Gazzetta dello Sport në rubrikën e lajmeve sot bën një përmbledhje të situatës në lidhje me mesfushorin e Cagliarit, Nahitan Nandez (1995).

Tashmë Interi ka një marrëveshje në parim me uruguajanin që do të fitojë pagë 3 milionë euro neto në sezon në Nerazzurri.

Sidoqoftë, problemi është me klubin sard për formulën e transferimit.

Interi do të shpenzojë 2-3 milion euro menjëherë për huazim dhe vitin tjetër të ketë të drejtën e blerjes për 12-13 milionë euro pra rreth 15 milionë euro në total.

Nga ana tjetër Cagliari kërkon huazim për rreth 10 milionë euro me detyrim blerjeje vitin tjetër për edhe 20 milionë euro të tjera pra rreth 30 milionë euro në total.

Negociata duket se do të zgjasë goxha pasi presidenti Giulini nuk ka ngut për të mbyllur marrëveshjen dhe nga ana tjetër dy klubet do të takohen përsëri pasi do të diskutojnë edhe transferimin e belgut Radja Nainggolan.